Fjalë Kyçe

Zyrtare: Edhe Shqipëria refuzon ndeshjen me Rusinë për Ligën e Kombeve

Zyrtare: Edhe Shqipëria refuzon ndeshjen me Rusinë për Ligën e Kombeve

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka njoftoi sot vendimin e qeverisë shqiptare për t’ju bashkuar sanksioneve individuale për ngrirjen e aseteve te individëve duke nisur me Presidentin rus, Vladimir Putin.

Nga sanksionet e vendosura, u bë e ditur se Shqipëria nuk do të përballet me asnjë sport me Rusinë.

“Shqipëria nuk do të marrë më pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse deri në dhënien fund të pushtimit të Ukrainës”, tha Xhaçka.

Shqipëria gjendet në Ligën B në grupin 2 bashkë me Rusinë, Islandën dhe Izraelin, përcjell express.

Tashmë, Suedia, Polonia dhe Çekia kanë deklaruar se nuk do të përballen me Rusinë në play-off për Kupën e Botës

Shqipëria më 2 qershor është paraparë të luajë me Rusinë si vendas, kurse si mysafir më 13 qershor.