Fjalë Kyçe

Zyrtare: Ferizaj e emëron Bylbyl Sokolin

Zyrtare: Ferizaj e emëron Bylbyl Sokolin

Ferizaj e ka zyrtarizuar Bylbyl Sokolin në stolin e skuadrës.

Lajmi u konfirmua në faqen zyrtare.

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se sot kemi arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli.

Pas largimit të Afrim Tovërlanit, skuadra jonë menjëherë ka gjetur zëvendësuesin e tij, ku shpresojmë dhe besojmë që do t’i arijmë objektivat e klubit për këtë sezon.

Të gjithë në klub e njohin ‘profën’ dhe nuk kemi dyshim që do të bëjë punën e tij siç eshtë më së miri”, konfirmon Ferizaj.