Medjon Hoxha është përforcimi më i ri i skuadrës kampione në Superligën e Kosovës, Feronikelit.
Faqja zyrtare e klubit ka njoftuar se Hoxha ka pranuar të vë firmën në kontratën me Feronikelin, që të i mbrojë ngjyrat e klubit tanë që nga fillimi i vitit 2020.
Medjon Hoxha i lindur më 27 korrik 1999 është mesfushor qendror, i aftë të luajë para mbrojtjes, por edhe mbrapa sulmuesve.
Lojtari në fjalë ka qenë i grumbulluar edhe te Përfaqësuesja e Kosovës U-21.
Mesfushori, Hoxha, më parë ishte pjesë e KV Kortrijk nga Belgjika, aty ku është zhvilluar si futbollistë profesionist.
I njohuri si “Medi” ka zhvilluar disa lojë në elitën e Belgjikës, aty ku tregoj cilësitë e tij.
Feronikeli ka njoftuar se lojtari ishte me klubin gjatë muajit dhjetor dhe kreativiteti i tij i la shumë përshtypje kryetrajnerit Agim Sopi.