Fjalë Kyçe

ZYRTARE: Feronikeli rinovon edhe me dy futbollist të tjerë

ZYRTARE: Feronikeli rinovon edhe me dy futbollist të tjerë

Pasi zyrtarizuan ‘firmën’ e Kastriot Rexhës dhe Arbër Prekazit, klubi nga Drenasi ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje edhe me Astrit Fazliun dhe Përparim Islamin.

Dy futbollistët të cilët erdhën në afatin kalimtar të vitit 2018 nënshkruan me Feronikelin edhe për një vit të rradhës, teksa do të futen në Evropë pa presionin e ‘firmës’ për të rinovuar.

Ka qenë vet klubi i Feronikelit që ka njoftuar për vazhdimin e kontratave me dy yjet kryesorë të ekipit.

“Me klubin e Feronikelit do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe dy top futbollistët, Astrit Fazliu e Përparim Islami.

Që të dy, kanë nënshkruar kontrata të reja, për të qenë pjesë e “Niklit” edhe për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi, Astrit Fazliu dhe mbrojtësi Përparim Islami, janë pjesë klubit kampion të Kosovës, që nga afati kalimtar veror i 2018-ës.

Feronikeli synon përforcime edhe gjatë ditëve në vijim”, thuhet në faqen zyrtare të “Niklit”