Fjalë Kyçe

Zyrtare: Fidan Shatri emërohet përzgjedhës i Kosovës

Zyrtare: Fidan Shatri emërohet përzgjedhës i Kosovës

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, teksa janë marrë disa vendime të rëndësishme, transmeton Gazeta Metro.

Nga kjo mbledhje është vendosur që Fidan Shatri të emërohet përzgjedhës te Përfaqësuesja A e Kosovës në konkurrencën e femrave.

Gjithashtu, Bordi i FBK’së ka autorizuar Drejtorin e Përfaqësueseve, Kryetarin e FBK-së dhe Sekretaren e Përgjithshme për të koordinuar me Përzgjedhësin Shatri anëtarët e tjerë të shtabit teknik, të cilët Bordi i FBK-së do t’i emërojë në mbledhjet e radhës.

Kujtojmë se Fidan Shatri është trajner te KBF Prishtina. Ai më parë ka qenë përzgjedhës te Kosova U16 dhe Kosova U20.