Futbollisti nga Prishtina, Etnik Durmishi, do të mbahet mend për faktin se gjithë karrierën e tij, ia ka kushtuar vetëm një klubi, Kosovës së Prishtinës.
Pas një karriere 27-vjeçare, Durmishi ka vendosur që të shtunën t’i var këpucët në gozhdë.
Kapiteni është nderuar nga klubi me mirënjohje për kontributin e dhënë për më shumë se dy dekada.
Kosova e Prishtinës garon në Ligën e Dytë të futbollit kosovar.
Njoftimi i Kosovës së Prishtinës
Pas më shumë se 27 vite karrierë në Kosovën (P), Etnik Durmishi sot u përshëndet nga futbolli aktiv, ai karrierën e filloj në këtë klub dhe këtu e përfundoj. Si një kapiten, lider, lojtar me karakter të fortë që përcolli shumë gjenerata duke i qëndruar gjithmonë besnik klubit, dhe shembulli më i mirë se si duhet të mbrohen ngjyrat e një klubi, pavarsisht ofertav që kishte gjatë karjerës së tij ai gjithmonë ju gjend klubit në situata të vështira, duke sakrifikuar nga vetja që klubi të jetë më mirë në të gjitha aspektet, për të ishte sot ndeshja e fundit me Kosovën(P) për arsye se do të shpërngulet jashtë Kosove, andaj sot nga Drejtori Haki Bllacaku, trajneri Naim Pefqeli dhe gjithë stafi dhe futbollistët ju nda mirënjohje në shenjë falenderimi për besnikrinë dhe karakterin e fortë që tregojë sa ishte pjesë e Kosovës(P.