Fjalë Kyçe

ZYRTARE: Gjilani finalizon marrëveshjen me portierin nga Elbasani

ZYRTARE: Gjilani finalizon marrëveshjen me portierin nga Elbasani

Gjilani sot ka arritur të finalizoj marrëveshjen me portierin nga Elbasani, Shkëlzen Ruçi.

26 vjeçari, Shkëlzen Ruçi, në skuadrën e Gjilanit vie nga kampionati i Shqipërisë më konkretisht nga Luftëtari i Gjirokastrës.Më parë portieri i ri i Gjilanit, kishte mbrojtur ngjyrat e Elbasanit dhe Bylisit.

Ruçi në skuadrën e Gjilanit vie pas 3 sezoneve të kaluar në KF Luftëtarin dhe ka firmosur kontratë për dy vitet e ardhëshme, ku do ti mbroj ngjyrat e ekipit gjilanas.

Krahas Ruçit, bordi drejtues i skuadrës po punon intezivisht që të ndërtoj një ekip garues, për edicionet e ardhëshme në Superligën e Kosovës në futboll. /Gazeta Alo