Klubi i Gjilanit ka konfirmuar edhe zyrtarisht arritjen e marrëveshjes për transferimin e sulmuesit shqiptar, Blerim Krasniqi.
Gjilani ka vazhduar me përforcime para nisjes së sezonit të ri 2021/22 në Superligën e Kosovës.
‘Skifterat’ kanë konfirmuar tashmë edhe transferimin e sulmuesit të njohur Blerim Krasniqi, i cili së fundmi ishte pjesë e kampionit të Shqipërisë, Teuta.
Konfirmimi i marrëveshjes dhe transferimit të Krasniqit erdhi nga vet faqja zyrtare e Gjilanit në Facebook.
Ky transferim u konfirmuar me një video prezantim shumë të bukur nga gjilanasit.
Krasniqi pritet ta mbajë fanellën me numër 19 te Gjilani.