Skuadra e Gjilanit ka zyrtarizuar transferimin më të ri të skuadres, shkruan Gazeta Alo.
Ky ëahtë njoftimi i klubit.
Zyrtare: Gjilani firmos me Frashërin
Gjilan,03 Qershor-Sport Club Gjilani njofton se ditën e sotme, ka finalizuar marrëveshjen me mbrojtësin e krahut të djathtë, Erlis Frashëri.
Mbrojtësi i krahut 31 vjeçar i lindur në Korçë, në skuadrën e Gjilanit vie nga kampionati shqipëtarë, më saktësisht nga skuadra e Teutës së Durrësit, ku dhe kishte kaluar edicionin e fundit.Frashëri për skuadrën e Gjilanit sot ka firmosur bashkëpunimin për një vit.
Përvoja e Frashërit është e mirëseardhur në skuadrën e Gjilanit, ku ai më parë kishte mbrojtur ngjyrat e shumë skuadrave në “Superiore”, sikurse ajo e Partizanit, Skënderbeut,Luftëtarit dhe shumë skuadrave tjera nga kampionati shqipëtar.
Frashëri është pikënisja e projektit të ri të skuadrës së Gjilanit, kurse ditëve në vijim klubi do ju informoj për hapat e mëtutjeshëm dhe zyrtarizimet të tjera të futbollistëve.
#scgj45
#vetëmnjëdashuri🔴⚪️