Fjalë Kyçe

ZYRTARE: Gjyqtarë nga Luksemburgu për ndeshjet e javës së 32-të

ZYRTARE: Gjyqtarë nga Luksemburgu për ndeshjet e javës së 32-të

Sektori Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se një treshe arbitrash nga Luksemburgu do të gjykojë një ndeshje të javës së 32-të të Kategorisë Superiore.

Ky shkëmbim vjen në vazhdimësi të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet FSHF dhe Federatës së Futbollit të Luksemburgut për gjykim të ndeshjeve në kampionatet respektive.

Dy javë më parë ishte një treshe arbitrash shqiptar, me kryesor Juxhin Xhajën dhe Ilir Tartarin e Emigers Ganxhi si asistent, që gjykuan një ndeshje në Superligën e Luksemburgut.

Arbitër – Gilles Becker
Asistent 1 – Alain Durieux
Asistent 2 – David Matues