Pasi është raportuar më parë se ai ishte në Milano për të kryer vizitat mjekësore, tashmë Inter ka zyrtarizuar blerjen e tij.
Stefano Sensi do të kalojë nga Sassuolo te zikaltrit në formë huazimi për 5 milionë euro me të drejtë blerje 22 milionë euro në fund të sezonit.
Si pjesë e marrëveshjes, Marco Sala, një lojtar i akademisë së Inter, do t’i bashkohet Sassuolo-s për 5 milionë euro.
Sensi ishte një lojtar i kërkuar nga trajneri Antonio Conte, i cili e sheh si futbollistin ideal për stilin e lojës së tij në mesin e fushës.
“Jam i lumtur që kam ardhur tek Inter,” është shprehur ai për gazetarët. “Jam i lumtur me zgjedhjen e bërë, pres një sezon të madh.” /Gazeta Alo