Fjalë Kyçe

Zyrtare, Ismajli largohet nga Empoli Ardian Ismajli

Zyrtare, Ismajli largohet nga Empoli Ardian Ismajli

Skuadra e Empolit të hënën në faqen zyrtare e ka konfirmuar largimin e qendërmbrojtësit Ardian Ismajli. Ismajlit i ka skaduar kontrata me klubin italian.

Empoli e ka falënderuar Ismajlin për kontributin që e ka dhënë përgjatë katër viteve.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Ismajli, vendosi që të mos e vazhdoj kontratën me Empolin dhe tashmë është në kërkim të një skuadre të re.

Ismajli pritet që të luajë sërish për ndonjë skuadër italiane.

Për t’i siguruar shërbimet e Ismajlit janë të interesuara tri skuadra nga Serie A, Bologna, Verona dhe Torino.

28-vjeçari Ismajli tek Empoli u transferua në vitin 2021 nga Spezia Calcio për dy milionë euro. Me Empolin i ka zhvilluar 106 ndeshje.