Komuna e Prishtinës ka pranuar kërkesën e skuadres KF Flamurtari për ti zhvilluar ndeshjet në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit.
Kuqezinjtë kishin kërkuar nga Komuna e Prishtinës për ti lejuar ata që ti zhvillojnë ndeshjet në impiantin e renovuar, pasi që infrastruktura në stadiumin e tyre në lagjen “Xhemail Ibisihi” ishin rënduar tej mase.
Kështu duelin e rradhës Flamurtari do ta zhvillojë sërish në “Fadil Vokrri”, teksa të shtunën e pret Trepçën ’89 me fillim nga ora 17:00 dhe ndeshja do të luhet nën ndriçimin e reflektorëve.
Kujtojmë që Flamurtari zhvilloi ndeshjen e javës së 17-të ndaj Prishtinës pikërisht në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Gjithashtu edhe ndeshjen e javës së 10-të kuqezinjtë e kishin zhvilluar në “Fadil Vokrri”, teksa ishin përballur me Drenicën.