Fjalë Kyçe

ZYRTARE: Ja kur do të luhet finalja e DigitAlb Kupës

ZYRTARE: Ja kur do të luhet finalja e DigitAlb Kupës

Ndeshja finale e Digitalb Kupës së Kosovës ndërmjet Feronikelit dhe Trepçës’89 do të zhvillohet më 24 maj, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Këto dy skuadra u kualifikuan në finale, pasi i kaluan me sukses dy sfidat gjysmëfinale kundër Ballkanit, përkatësisht Vëllaznimit.

Feronikeli synon trofeun e tretë të kësaj gare, pasi e ka fituar atë dy herë radhazi në vitet 2014 e 2015, derisa Trepça’89 synon ta fitojë këtë trofe për herë të dytë, pasi për herë të parë iu kishte gëzuar kupës në vitin 2012.