Fjalë Kyçe

Zyrtare: Ja sa do të mungojë ylli i Kosovës, Arbër Zeneli

Zyrtare: Ja sa do të mungojë ylli i Kosovës,  Arbër Zeneli

Arbër Zeneli do të jetë jashtë fushave për 7-9 muaj pas lëndimit në ndeshjen kundër Malit të Zi.

Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e tij, Reims ku ka njoftuar se ylli kosovar ka këputur ligamentet e gjurit.

“Goditje e fortë për Reims dhe mesfushorin Arber Zeneli. Lëndimi në kualifikimet për Euro 2020 kundër Malit të Zi, anësori vuan nga një këputje e ligamenteve kryqëzuar të gjurit”.

“Një vendim i konfirmuar për personelin mjekësor Remmois dhe që do të kërkojë një operacion javën e ardhshme.

“Mungesa e Arbër Zenelit vlerësohet në mes të 7 dhe 9 muajve”, ka shkruar skuadra e Reims.