Futbollisti shqiptar, Kemal Ademi, është huazuar tek skuadra Fatih Karagumruk deri në fund të sezonit.
Pas transferimit të tij të bujshëm në Stamboll, ku u cilësua si zëvendësuesi ideal i Vedat Muriqit, Ademi nuk arriti të përmbushë pritshmëritë që ekzistonin për të, shkruan lajmi.net.
Ademi kishte kaluar një sezon produktiv tek Baseli, ku kishte regjistruar 26 paraqitje dhe kishte shënuar 13 gola. Për Fenerbahcen ai kishte regjistruar dy paraqitje dhe nuk ka arritur të shënojë ndonjë gol.
25 vejçari është transferuar në formë huazimi tek skuadra Fatih Karagumruk deri në fund të sezonit.
Kemal Ademi Karagümrük’te!
Karagümrük’te transfer devam ediyor!
Takımımız, Fenerbahçe’den Kemal Ademi’yi kadrosuna kattı. Kariyerine İsviçre’nin St.Gallen takımında başlayan Ademi, İsviçre’nin köklü kulüplerinden Basel’de gösterdiği performansla Fenerbahçe’ye transfer oldu. pic.twitter.com/GiL8q6fWcP
— VavaCars Fatih Karagümrük SK (@karagumruk_sk) February 1, 2021