Fjalë Kyçe

ZYRTARE: Kjo është lista e Bernard Challandes për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë

ZYRTARE: Kjo është lista e Bernard Challandes për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e qershorit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, kundër Malit të Zi, më 7 qershor në Podgoricë dhe kundër Bullgarisë, më 10 qershor në Sofje.

Në këtë listë janë disa ndryshime nga ajo e kaluara, derisa janë ftuar për herë të parë futbollistët Florent Hadërgjonaj, Ibrahim Dresheviq dhe Ylldren Ibrahimaj.

Nga lista kanë rënë Valon Berisha dhe Hekuran Kryeziu për shkak të lëndimeve, ndërkohë nuk figuron as emri i sulmuesit Lirim Kastrati.

Lista e kompletuar:

Stërvitja e parë e kompletuar do të mbahet më 2 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 18:00.

Orari i stërvitjeve:
02.06. ora: 18:00
03.06. ora: 11:00
03.06. ora: 17:00
04.06. ora: 11:00
05.06. ora: 10:30
14:00 Nisja për Podgoricë
06.06. ora: 18:00
08.06. ora: 18:00
09.06. ora: 19:00