Llapi është kampioni i ri i kategorisë së juniorëve.
Skuadra e Granit Begollit sot ka mposhtur Ramiz Sadikun 4:0 dhe është kurorëzuar me titullin e më të mirit.
Llapjanët kanë pasur një ecuri fantastike dhe sot kulmoi me fitimin e trofeut të kampionit.
Gjithsesi, një e arritur e klubit që të paktën sjell një titull në Podujevë, ndonëse kjo nuk u arrit me skuadrën seniore.
Kampion në fuqi deri sot ishte Gjilani.