Jurgen Klopp ka nënshkruar kontratë të re me klubin nga Anfield deri më 2024.
Jurgen Klopp ka konfirmuar të ardhmen e tij në Liverpool.
Menaxheri i “Reds” ka nënshkruar kontratë të re me klubin nga Anfield deri më 2024, transmeton lajmi.net.
“Kur e shoh zhvillimin e klubit e ndjej se me kontributin tim mund të rritet edhe më shumë”, u shpreh Klopp për uebfaqen zyrtare të Liverpoolit.
“Kur kam ardhur më 2015, e kam ndjerë se ishim perfekt për njëri tjetrin. Ky klub është në një qytet aq të bukur, nuk mund të mendoja të largohem”, theksoi ai.