Klubi basketbollistik Ylli përmes një komunikate për shtyp ka bërë të ditur për shkarkimin e trajnerit Arben Krasniqi.
Krasniqi, bëhet e ditur se është shkarkuar me shumicë të votave nga kryesia e klubit suharekas, shkruan Zëri.info.
Shkak i shkarkimit janë edhe dy humbjet e fundit nga Prizreni dhe Rahoveci.
Krasniqi, i cili konsiderohet si njëri prej trajnerëve më të suksesshëm në historinë e basketbollit të Kosovës, nuk ka përmbushur pritshmëritë te Ylli.