Benjamin Kololli do ta vazhdojë karrierën në Japoni.
Reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli do ta vazhdojë karrierën në Japoni tek klubi Shimizu S-Pulse, shkruan lajmi.net.
Pas skadimit të kontratës së kosovarit me FC Zurich, Kololli kishte bërë të ditur largimin por jo destinacionin e radhës.
Tani, klubi japonez e ka konfirmuar lajmin për transferimin e Kolollit.
Kololli pritet të arrijë sot në Japoni, ku do të presë 14 ditë në izolim si masë preventinve ndaj COVID-19 sipas rregullores së J League.
“Jam shumë i ngazëllyer që do të takoj tifozët dhe të luaj në stadium para tyre në fanellën e portokalltë”, tha Kololli.
“Jam gjithashtu i lumtur që kam ardhur në Japoni, kam qenë shumë i interesuar në kulturën dhe ushqimin japonez”, përfundoi Benjamin Kololli.