Fjalë Kyçe

Zyrtare: Kosova me tri klube në garat e UEFA-s

Zyrtare: Kosova me tri klube në garat e UEFA-s

Që nga edicioni i ardhshëm nga kampionati i Kosovës pjesëmarrjen në garat evropiane do ta sigurojnë kampioni, nënkampioni dhe fituesi i kupës.

Ky është lajmi i fundit që i është kumtuar drejtuesve të FFK-së në Budapest.

Atje po mbahet takim i rëndësishëm me ç’rast është diskutuar për garat e UEFA-s në nivel klubesh.

Me këtë rast, drejtuesit e UEFA-s i kanë informuar 55 anëtaret e saj për takimet e zhvilluara nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s me Shoqatën e Klubeve Evropiane (ECA) dhe Ligat Evropiane, të zhvilluara gjatë muajve mars dhe maj të këtij viti, si dhe për tema tjera mbi të ardhmen e futbollit evropian.

Mes tjerash Kosovës i është dhënë edhe lajmi për tri klube në garat e UEFA-s.