Alen Jasharovski e ka mbyllur me skuadrën e Prishtinës.
Sulmuesi nga Shkupi i ka skaduar kontrata me skuadrën nga kryeqytetiti i Kosovës dhe të njejtën palët nuk kanë dashur ta vazhdojnë, me Jasharovskin që tashmë mbetet futbollist i lirë, njofton “Infosport.mk”.
Jasharovski te Prishtina qëndroi plotë 1 sezon, ku verën e kaluar u transferua nga Shkupi.
Sulmuesi maqedonas nuk e realizoi asnjë gol gjatë kampionatit, derisa ishte pranë largimit edhe gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Paraqitja e tij e parë ishte kundër Dritës në gushtin e vitit të kaluar (2018) në finalen e Superkupës së Kosovës dhe pjesa tjetër e historisë është qëndrimi në stol i sulmuesve të tjerë.
Për shërbimet e futbollistit shkupjan për momentin janë të interesuar disa skuadra nga Kosova dhe vendi jonë, mirëpo deri më tani asgjë nuk ka diçka konkrete, ndërsa javëve në vijim mbetet të shihet se ku do të vendosen fatet e Jasharoskit.
27 vjeçari përveç Prishtinës dhe Shkupit, ka luajtur edhe për Makedonija Gjorçe Petrovin, Euromilkun, Rabotniçkin, Horizontin, Skopjen dhe Metallurgun.