Para pak çastesh është hedhur shorti për ndeshjet e barazhit për Ligën e Parë në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Shorti ka përcaktuar çiftet: Bashkimi Koretinit vs Dardana dhe Ramiz Sadiku vs Rahoveci, të cilat do të luajnë mes vete për të kërkuar një vend në Ligën e Parë për edicionin e ardhshëm.
Dy ndeshjet e barazhit do të zhvillohen në stadiumin “Riza Lushta” të Mitrovicës më 2 dhe 3 qershor.
Shorti është tërhequr pas kërkesës së klubit të Ramiz Sadikut, që bazohej në nenet e Rregullores së Garave të FFK-së