Fjalë Kyçe

Zyrtare: Ky është vendimi final për Ismet Munishin

Zyrtare: Ky është vendimi final për Ismet Munishin

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 15.02.2019 shqyrtoi procedurën e hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar lidhur me rastin e sjelljeve josportive të kryetrajnerit të KF “ Vëllaznimi” gjatë ndeshjes së Digitalb – Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Vëllaznimi – Drita e zhvilluar me datë 10.02.2019 në stadiumin e qytetit në Gjakovë dhe për të njëjtën duke iu referuar raporteve plotësuese nga zyrtaret e ndeshjeve, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3 sjelli këtë;

V E N D I M

ISMET MUNISHI; kryetrajner i klubit të futbollit “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova me licencë UEFA “A“ 0282 për largim nga bankina (reagime ndaj vendimeve të gjyqtarëve të ndeshjes), dënohet me të holla në shumë prej; 1500 euro (njëmijë e pesëqind) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3.

Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë, nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1)./GazetaAlo