Skuadra e Ballkanit me anë të një njoftimi në faqen zyrtare ka njoftuar se trajneri Gani Sejdiu nuk do të jetë më trajner i skuadres nga Theranda, shkruan Gazeta Alo.
Ky është njoftimi i Ballkanit.
“Ndajmë rrugët me trajnerin Gani Sejdiu.
“Pas një takimi miqësor me trajnerin Gani Sejdiu për të shikuar mundësitë për vazhdim të bashkëpunimit edhe për edicionin e ri,njoftojmë të gjithë se marrëveshja nuk është arritur”.
“FC Ballkani falënderon trajnerin Gani Sejdiu për punën e tij të deritanishme me skuadrën tonë,duke i dëshiruar fat dhe sukses në të ardhmen”, njofton Ballkani.