Mesfushori i Kosovës, Labinot Kabashi, ka vazhduar kontratën me Barcelonën edhe për dy sezone.
Ditë e renovimeve të kontratave te Barcelona.
Pas trajnerit Ernesto Valverde, edhe ylli i Kosovës, mesfushori Labinot Kabashi, ka nënshkruar kontratë të re me kampionët e La Ligas.
Barcelona në faqen zyrtare të saj njofton se Kabashi ka vazhduar kontratën edhe për dy sezone, me mundësi vazhdimi edhe për dy tjera.Katalanët i kanë vendosur Kabashit klauzolën e lirimit prej 40 milionë euro, ndërsa ajo do të rritet në 100 milionë euro, nëse lojtari arrin të futet në skuadrën e parë.
Kabashi, më 28 shkurt mbush 19 vite, ndërsa shumë shpejtë pritet të operohet nga një lëndim tjetër në gju. GazetaAlo