Fjalë Kyçe

ZYRTARE: Ky është vendimi i shkallës së dytë për Fushë Kosovën

ZYRTARE: Ky është vendimi i shkallës së dytë për Fushë Kosovën

Fushë Kosova edicionin e ri do të luajë në Ligën e Dytë.

Edhe ajo pak fije shprese e ‘Pampurave’ tashmë është shuar, pasi Komisioni i Shkallës së Dytë e ka refuzuar ankesën e Fushë Kosovës.

Fushë Kosova ishte dënuar me heqjen e gjashtë pikëve për shkak të parregullsive në duelin me Drenasin (1:1), të cilin e kishte humbur 3:0 në tavolinë.

Kjo bëri që ekipi të mos ketë numrin e mjaftueshëm të pikëve dhe kësisoj ra në Ligën e Dytë aty ku edicionin e ri edhe zyrtarisht do të bëjë gara.