Fjalë Kyçe

Zyrtare: Lampard trajner i ri i Chelseat

Zyrtare: Lampard trajner i ri i Chelseat

Frank Lampard edhe zyrtarisht është trajneri i ri i skuadrës së Premierligës, Chelsea.

Ish-mesfushori i Anglisë ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me skuadrëne re, duke marrë vendin që la Sarri kur u largua te Juventusi.

Lampard ka qenë pjesë e Chelseas si futbollist nga viti 2001-2014 duke fituar Ligën e Kampionëve, Dhe Premierligën.

Ai është futbollisti me më shumë paraqitje te blutë.

“Unë jam jashtëzakonisht krenar që po kthehem në Chelsea si trajner në krye. Gjithkush e njeh dashurinë time për këtë klub dhe historinë që kemi ndarë, megjithatë, fokusi im i vetëm është në punën dhe përgatitjet për sezonin përpara. Unë jam këtu për të punuar shumë, për të sjellë sukses të mëtejshëm në klub dhe nuk mund të pres që të fillojmë“, ka thënë 41 vjeçari.