Leart Emini nuk do të jetë pjesë e Ballkanit për edicionin e ardhshëm.
Mesfushori ofensivë nuk ka më kontratë me klubin nga Theranda.
Palët si duket nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit dhe Emini ka njoftuar se tani është futbollist i lirë.
Prishtinasi ka shfrytëzuar profilin e tij në Facebook për të konfirmuar largimin nga Ballkani.
“Ju njoftojë se që nga sot nuk jam më pjesë e FC Ballkanit. Falënderojë të gjithë ata që sado pak më përkrahën gjatë këtij viti”, ka shkruar Emini.