Fjalë Kyçe

Zyrtare: Liria bëhet me trajner të ri

Zyrtare: Liria bëhet me trajner të ri

Sonte në mbrëmje, anëtarët e Bordit të KF Liria, me shumicë votash, zgjodhën për kryetrajner të ri, Erdogan Celinën, shkruan GazetaAlo.

Lajmin e ka bërë të ditur skuadra nga Prizreni në faqen e tyre zyrtare.

Ky është njoftimi i Lirisë.

Nga mbledhja e KF Liria

Erdogan Celina, zgjidhet kryetrajner i Lirisë

Të dielën në mbrëmje, anëtarët e Bordit të KF Liria, me shumicë votash, zgjodhën për kryetrajner të ri të KF Liria, Erdogan Celinën.
Pas një debati të thellë mes anëtarëve të Bordit, ku opsion ishin tre emra: Gzim Hasi, Skender Shengyli e Erdogan Celina. Shumicën e votave për të udhëhequr KF Liria, e mori Erdogan Celina.
‘Nesër (e hënë) Celina do të prezantohet para futbollistëve,që edhe do të udhëheq me stërvitjen’, ka thënë kryetari klubit, z.Ilijaz Ilijazi, që bashkë me anëtarë tjerë të Bordit, shfaqën besimin se klubi do të nxirret nga kjo situatë, ku objektiv është mbijetesa. /GazetaAlo.