Fjalë Kyçe

Zyrtare: Llapi ndan rrugët me portierin Hoffman

Zyrtare: Llapi ndan rrugët me portierin Hoffman

Një tjetër largim nga Llapi është konfirmuar gjatë afatit kalimtar të janarit.

Portieri nga Afrika e Jugut, Steven Hoffman nuk do të jetë më pjesë e llapjanëve.

Ka qenë vetë klubi i Llapit që ka konfirmuar ndarjen me portierin.

Hoffman iu bashkua Llapit në verën e vitit 2020, por që nuk i arriti pritshmëritë në Kosovë.

Njoftimi i plotë nga Llapi:

Faleminderit Steven Hoffman!

KF Llapi dhe portieri Steven Hoffman shkëputin bashkëpunimin

KF Llapi dhe portieri jugafrikan Steven Hoffman me marrëveshje të dyanshme kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Kësisoj, portieri Steven Hoffman nuk do jetë pjesë e KF Llapit në edicionin pranveror.

KF Llapi shfrytëzon rastin të falënderoj atë për kontributin e dhënë në 11 ndeshje gjatë së cilave ishte në portë, ku tre herë arriti ta mbaj portën e pa prekur.

Klubi i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës!