Fjalë Kyçe

Zyrtare: Llapi ndërpren bashkpunimin me Xhingis Rexhepin, ky do të jetë trajneri i ri

Zyrtare: Llapi ndërpren bashkpunimin me Xhingis Rexhepin, ky do të jetë trajneri i ri

Tahir Batatina është rikthyer sërish në stolin e llapit.

Tekniku llapjan nuk ka mundur të durojë më shumë se një vit larg qëndrimit nga stoli dhe pasditen e së mërkurës, pasi ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Xhengis Rexhepi i ka marrë vetë nën kontroll frenat e skuadrës.

Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e klubit llapjan, teksa është njoftuar njëherit edhe për ndërprerjen e bashkëpunimit me Rexhepin.

Klubi futbollistik “Llapi” njofton për përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Xhengis Rexhepi, shkruan Gazeta Alo.

Si pasojë e mungesës së pikëve të parapara në xhirotë e luajtura, drejtuesit e klubit dhe Xhengis Rexhepi kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

KF “Llapi” e falenderon Rexhepin për punën profesionale të bërë me klubin gjatë kësaj periudhe dhe i dëshiron suksese në karrierë.

Njëherit klubi njofton se nga dita e sotme, Kryetrajner i Llapit do jetë Tahir Batatina i cili sot do filloj stërvitjet me skuadrën”, thuhet në njoftim.

Ky është trajneri i katërt i Llapit në këtë sezon që është shkarkuar.