Zyrtare: Llapi arrin marrëveshje me Emran Ramadani.
Sulmuesi vjen nga Renova dhe do jetë pjesë e Llapit në edicionin e ri
Llapi gjatë ditës së sotme ka arritur marrëveshje me sulmuesin shqiptar nga Maqedonia, Emran Ramadani i cili së fundmi ishte pjesë e Renovës.
Emran Ramadani, i gjatë 1,73 m, 27 vjeç, i lindur më 29.01.1992 në Tetovë është sulmues i dy krahëve. Ramadani ka luajtur për Hajduk Kula në Koraci, Shkëndijen, Korab Debar, Partizanin e Shqipërisë dhe së fundmi Renovën. Tek Renova në edicionin paraprak ka luajtur 30 ndeshje, ku ka shënuar 9 gola dhe 4 asistime.