Llapi ka konfirmuar se kanë transferuar talentin e KEK-ut, Almedin Klinaku.
Klinaku që luan në pozitën e mesfushorit nënshkroi kontratë afatgjatë, që do e mbajë në “Zahir Pajaziti” së paku deri në vitin 2025.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
Mirësevjen ALMEDIN KLINAKU ⚪🔵
18 vjeçari vie nga skuadra e KEK-ut
Podujevë, 22 dhjetor 2020 – Petkut të futbollistëve perspektiv dhe premtues për të ardhmen nga dita e sotme iu është bashkangjitur edhe mesfushori i krahut të djathtë, Almedin Klinaku. Në ambientet e stadiumit ‘Zahir Pajaziti’, Klinaku firmosi kontratë që e mban në klub deri në vitin 2025, teksa sot për herë të parë u prezantua me fanellën e klubit të ri të tij, KF Llapit.
Almedin Klinaku, i lindur më 16.12.2002, 18 vjeç, i gjatë 1.74 cm, luan si mesfushor i krahut të djathtë si dhe mesfushor ofanziv. Këmba e tij e preferuar është këmba e majtë. Shquhet për teknikën e mirë, depërtimet nga krahu dhe gjakftohtësinë e precizitetin para portës.
Trajneri Tahir Batatina ka vëzhguar shumë ndeshje të Almedin Klinakut me skuadrën U-19 të KEK-ut, deri sa ka mbetur shumë i kënaqur me paraqitjet e tij, të cilat ishin vendimtare që sot Klinaku të jetë pjesë e Llapit për periudhën 2020-2025.
Paç suksese me fanellën e Llapit, Almedin.
https://www.facebook.com/KFLlapi/posts/10158810762207243