Fjalë Kyçe

Zyrtare: Llapi transferon një sulmues

Zyrtare: Llapi transferon një sulmues

Llapi e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit, Ismet Hamdi.

Klubi e konfirmoi këtë nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”.

“Skuadra jonë është përforcuar me sulmuesin e krahut, 19-vjeçarin nga Gjilani, Ismet Hamdi. Hamdi është prodhim i ekipit të Gjilanit, pjesë e të cilëve ishte deri në ekipin e seniorëve dhe më pas ishte i huazuar për 6 muaj te Vitia. Ai ka shkëlqyer me paraqitje për ekipin e juniorëve të Gjilanit duke arritur shifrën e 10 golave dhe 20 asistimeve”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Llapit, përcjell express.

Hamdi ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin, ndërsa e ka mundësinë e vazhdimit edhe për një vit tjetër.