Skuadra llapjane ka zyrtarizuar Enis Zabërgjen si lojtarin më të ri të skuadres, shkrian Gazeta Alo.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Llapit në faqen zyrtare.
Ky është njoftimi i klubit.
Zyrtare: Enis Zabërgja rikthehet tek Llapi
Sulmuesi me shumë përvojë në futbollin kosovar, rikthehet tek Llapi për herë të dytë
Podujevë, 7 qershor 2019 – Pjesë e klubit bardhekaltër për edicionin e ri do jetë emri i mirënjohur për llapjanët, sulmuesi i spikatur, Enis Zabërgja ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me KF Llapin.
Enis Zabërgja, lojtar i shumë skuadrave kosovare, ka bërë zgjedhjen e zemrës, do jetë përkrah djemëve besnik të klubit, të bashkuar e më të fortë për edicionin e ri.
#Zabinjo2020 ⚪️🔵
Vazhdojmë…