Futbollisti Lum Namani me anë të një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ka ndërprer bashkpunimin me skuadren llapjane, shkruan Gazeta Alo
Ky është njoftimi i Namanit.
Përshëndetje,
Përmes këtij postimi dua të ju njoftoj që pasi nuk arritëm marrëveshje me kryesinë e klubit, morra një vendim jo të lehtë për mua dhe vendosa të largohem nga skuadra e qytetit tim, KF “Llapi”.
Dua të falenderoj përzemërsisht tifogrupin “Legjendat”, gjithë publikun llapjan dhe bashkëlojtarët për përkrahjen e vazhdueshme gjatë këtyre 6 viteve sa isha pjesë e klubit të Llapit, gjithashtu falemnderit kryesisë, zyrtarëve të klubit dhe gjithë shtabit teknik për bashkëpunimin!
Skuadrës së KF “Llapi” i dëshiroj suksese të mëtutjeshme!
Me respekt,
Lumi