Fjalë Kyçe

Zyrtare: Mallorca prezanton Vedat Muriqin

Zyrtare: Mallorca prezanton Vedat Muriqin

RCD Mallorca ka prezantuar sulmuesin shqiptar Vedat Muriqin, i cili kalon si huazim nga Lazio.

Muriqi kishte arritur dje në Mallorca, ku sot gjatë ditës kreu testet mjekësore.

Lojtari ka kaluar te Mallorca deri në fund të sezonit.

Muriqi vjen nga Lazio e Seria A, ndërsa më parë ka luajtur disa sezone në Turqi, ku ka shënuar 76 gola në 210 ndeshje.

Në vitin e tij të fundit në futbollin turk, pak para se të transferohej në Itali, ai shënoi 17 gola në 36 ndeshje për Fenerbahcen, përcjell telegrafi.

Sulmuesi ka luajtur 37 ndeshje për Kosovën, në të cilat ka shënuar 18 gola.

Mallorca e ka bërë zyrtare transferimin e tij me një video shumë interesante në rrjetet sociale.