Kosova do ta kërkojë kualifikimin për në Kampionatin Evropian “Euro 2020”, nëpërmjet play-offit në Ligën e Kombeve.
Përballjen e radhës “Dardanët” do ta kenë më 26 mars 2020, si mysafir i Maqedonisë së Veriut.
Tanimë është zyrtarizuar edhe stadiumi në të cilën do të luhet kjo ndeshje tejet e rëndësishme për të dyja palët.
Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), e ka konfirmuar se loja do të luhet në stadiumin “Tose Proeski”, në Shkup.