Tashmë është zyrtare, Mario Mandzukic ka kompletuar transferimin e tij te skuadra nga Katari, Al Duhail.
Pas aventurës europiane te skuadrat si Dinamo Zagreb, Wolfsburg, Bayern Munich, Atletico Madri dhe së fundmi te Juventusi, Mandzukic ka ndërruar ambient.
Duke mos zbuluar detaje tjera të kontratës, Al Duhail ka njoftuar për zyrtarizimin e marrëveshjes me sulmuesin kroat përmes faqes së tyre zyrtare.
Al Duhail aktualisht është në krye të tabelës në Katar Stars League me 29 pikë nga 11 ndeshje, katër pikë para nga Al Rayyan SC.
