Bayern Munich kanë konfirmuar përforcimin e parë në merkaton e verës.
Kampionët e Bundesliga, Bayern Munich kanë konfirmuar transferimin e mbrojtësit të djathtë, Noussair Mazraoui.
Lojtari i Ajax Amsterdam ka firmosur kontratën me bavarezët dhe do të jetë në ‘Allianz Arena’ deri në vitin 2026.
24 vjeçari kaloi si transferim i lirë, pasi mbaroi kontratën e tij me Ajax.
Mazraoui mbylli aventurën e tij tek Ajax duke u kurorëzuar me titullin e kampionit të Eredevisie.