Fjalë Kyçe

ZYRTARE: Mërgim Vojvoda transferohet te Standardi

ZYRTARE: Mërgim Vojvoda transferohet te Standardi

Skuadra e Belgjikës, Standard Liege ka zyrtarizuar transferimin e Mërgim Vojvoda, shkruan Gazeta Alo.

Standard Liege i Belgjikës ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me futbollistin e krahut të djathtë të Mouscronit, Mërgim Vojvodën.

Futbollisti i krahut të Kosovës bëhet futbollisti i dytë që transferohet te Standardi nga Mouscroni, pas mesfushorit Selim Amallah.

Sivjet, Vojvoda me Mouscronin ka luajtur në 39 ndeshje në të gjitha garat me një gol të shënuar e një asistim. Klubit Mouscron, Vojvoda iu bashkua në vitin 2016. /Gazeta Alo