Fjalë Kyçe

Zyrtare: Mesfushori i Barcelonës i bashkohet Arsenalit

Zyrtare: Mesfushori i Barcelonës i bashkohet Arsenalit

Barcelona e ka konfirmuar në faqen zyrtare se Denis Suarez do t’i bashkohet Arsenalit deri në fund të këtij stinori në formë të huazimit.

Fillimisht klubi katalonas ia ka zgjatur kontratën Suarezit deri në vitin 2021, dhe e ka dërguar te Arsenal në formë të huazimit.

Suarez do të kalojë në Londër në formë të huazimit me opsion blerje.

25-vjeçari ka kërkuar largimin nga “Camp Nou” për shkak se nuk ka gjetur hapësirë për të luajtur rregullisht në formacionin e Ernesto Valverdes.