Fjalë Kyçe

ZYRTARE: Mirlind Daku huazohet në Shqipëri

ZYRTARE: Mirlind Daku huazohet në Shqipëri

Kuksi ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me ekipin kroat të Osijek për futbollistin Mirlind Daku.

Shtatlarti shkon në formë huazimi te skuadra kuksiane, me të drejtë blerjen e kartonit të tij.

21-vjeçari, i cili mbron ngjyrat e “Dardanëve” U-21, ka luajtur me skuadrën e Hajvalia dhe Llapit në Kosovë.

Gjithashtu, Daku është aktivizuar në shtatë ndeshje me Kosovën U-21,  ku është dhe autor i dy golave.

Futbollisti i datëlindjes 1998, luan si sulmues qendre dhe sezonin e shkuar u aktivizua 15 herë për Osijekun në Kroaci, duke shënuar dy gola.