Fjalë Kyçe

ZYRTARE: Murat Yakin merr detyrën e trajnerit të Zvicrës

ZYRTARE: Murat Yakin merr detyrën e trajnerit të Zvicrës

Kombëtarja e Zvicrës ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

Zvicra mbeti pa trajner pasi u largua nga ky post Vladimir Petkovic, transmeton lajmi.net.

Petkovic pati rezultate fantastike ku së fundmi e udhëhoqi Zvicrën deri në çerekfinale të Kampionatit Evropian.

Megjithatë ai u largua dhe tani vendin e tij e morri Murat Yakin.

Yakin ka nënshrkuar sot kontratën e tij me Kombëtaren e Zvicrën të vlefshme deri në nëntor të vitit 2022 me mundësi vazhdimi.

46-vjeçari do të nis menjëherë punën pasi në fillim të muajtit të ardhshëm do të ketë tri ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Trajneri është është shprehur i lumtur me detyrën e re:

“Edhe si lojtar, ekipi kombëtar ishte një çështje e zemrës për mua. Është një nder dhe kënaqësi e madhe për mua të jem në gjendje të përfaqësoj vendin tonë si trajner i ekipit kombëtar”, tha ai.

“Jam i bindur se do të kualifikohemi për Kupën e Botës me këtë ekip të madh dhe të festojmë sukseset e mëtejshme”, përfundoi Murat Yakin.