Drita ka zyrtarizuar në orët e mbrëmjes një përforcim të ri në sulm në afatin kalimtar
Bëhet fjalë për nigeriano-amerikanin, Kyrian Nwabueze, i cili ka pasur një karrierë të bujshme në disa vende të Europës.
“Nwabueze ka pasur përvojë për disa vite në futbollin Amerikan, pastaj në Armeni, Slloveni e së fundmi tek FK Pobeda e Maqedonisë. FC DRITA me këtë nënshkrim ka plotësuar të gjitha pikat ku ka planifikuar të përforcohet dhe tani do të jetë më kompakte në vazhdimin e kampionatit”, shkruan në faqen zyrtare të Dritës në Facebook.