Përfaqësuesja e Zvicrës nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Yann Sommer për ndeshjet miqësore të këtij muaji.
Federata e Futbollit e Zvicrëska njoftuar se Sommer rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit, transmeton express.
Federata zvicerane gjithashtu bëri ë ditur se portieri i parë i tyre nuk do të mund të aktivizohet në ndeshjet ndaj Anglisë dhe Kosovës.
David von Ballmoos nga skuadra Young Boys është ftuar si zëvendësues i Sommerit.
Zvicra më 26 mars do të luajë në udhëtim te Anglia, kurse më 29 mars e pret Kosovën.