Fjalë Kyçe

ZYRTARE: Objektivi i skuadrave nga Gjilani, përfundon në Kampionatin e Shqipërisë (FOTO)

ZYRTARE: Objektivi i skuadrave nga Gjilani, përfundon në Kampionatin e Shqipërisë (FOTO)

Drita dhe Gjilani kishin ofertuar sulmuesin brazilian që edicionin e fundit ishte pjesë e Flamurtarit, por që ai në fund zgjodhi Tiranën.

Elton Cale është prezantuar këtë të premte si përforcimi më i ri i Tiranës dy nënshkruar për dy edicione te 24 herë kampionët e Shqipërisë.

Cale erdhi në kampionatin shqiptar dy vite më parë, teksa u transferua te Kukësi, ndërkohë më pas kaloi te Flamurtari.

Teuta, Laçi dhe Kukësi gjithashtu e kanë ofertuar sulmuesin e krahut që tashmë ka bërë zgjedhjen e tij.

“Elton Kale është zyrtarisht bardheblu. Mesfushori brazilian me tipare sulmuese ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me Tiranën. Ish futbollisti i Flamurtarit do të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës për dy sezonet e ardhshme. Kualitet dhe eksperiencë në kampionatin shqiptar, Kale është i Tiranës. Në muajin korrik braziliani do t’i bashkohet ekipit në ditët e para përgatitore. #WelcomeCale”, shkruan klubi bardheblu.