Fjalë Kyçe

ZYRTARE: Përforcimi më i ri i Llapit është Bruno Arrabal

ZYRTARE: Përforcimi më i ri i Llapit është Bruno Arrabal

Skuadra llapjnae ka njoftuar në faqen zyrtare të klubit se ka arritur marrëveshje me futbollistin brazilian Bruno Arrabal, shkruan Gazeta Alo.

Ky është njoftimi i Llapit.

KF Llapi e ka përmbyllur me sukses marrëveshjen me njërin nga mesfushorët defanzivë më të mirë në Shqipëri, brazilianin Bruno Arrabal i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Kamzës ku ka luajtur të gjitha ndeshjet dhe ishte titullar i padiskutueshëm.

Arrabal do jetë pjesë e Llapit në edicionin e ri 2019/20!

Bruno Arrabal, brazilian, 27 vjeç i lindur më 22.02.1992 në Brazil. Pozita e tij që luan është mesfushor defanziv. Ai vjen nga Kamza, ku ka luajtur 24 ndeshje si titullar. Më parë, Arrabal ishte pjesë e skuadrave: Remo, Duque de Caxias, Tupi FC, Mogi Mirim, Ethnikos dhe Kamzës.

I dëshirojmë mirëseardhje në familjen e madhe bardhekaltër!

#Arrabal2020⚪️🔵
Vazhdojmë…